Lojtarët e Kombëtares janë pritur me brohorima në Dyseldorf të Gjermanisë, qytetin ku do të zhvillohet përballja me Spanjën. Ata janë takuar me mbështetësit e tyre, kanë bërë foto dhe kanë dhënë autografe. Kombëtarja përballet nesër në orën 21:00 me Spanjën në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit. Ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dyseldorf në orën 18:45. Përballja Shqipëri-Spanjë është ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024.