Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit pas zbulimit të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në 2 lokale të fshatrave Varibop dhe Drizë. Në pranga ra F. L., 43 vjeç, banues në Varibop dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i madh, bashkëpronarë të lokalit.