Një shtetas nga Gjeorgjia 36 vjeç me origjinë azere ,është ndaluar nga autoritetet greke, pasi dyshohet për veprimtari të mundshme spiunazhi në zonën e bazës ushtarake të Sudës, në Hania të Kretës. Sipas informacioneve, ai kishte mbërritur fillimisht në Athinë dhe më pas kishte udhëtuar drejt Haniasë si turist. Atje u vu nën vëzhgim, pasi lëvizte në mënyrë të dyshimtë pranë portit të Sudës dhe, sipas burimeve të sigurisë, fotografonte anije luftarake. Pas kthimit të tij në Athinë, ai u ndalua dhe aktualisht mbahet në një rajon policor të Atikës.