Ilan Berman, zëvendëspresident i Këshillit Amerikan për Politikë të Jashtme dhe këshilltar për siguri kombëtare i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Kongresit dhe agjencive qeveritare amerikane, foli për situatën që po zhvillohet me shpejtësi në Iran dhe për rolin e SHBA-së në konfliktin që filloi pasi Izraeli më 13 qershor nisi sulme ndaj Republikës Islamike, duke hapur një kapitull të ri në konfrontimin mes dy vendeve.