Kombëtarja shqiptare do të mbyllë kualifikueset e Botërorit 2022 me sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës. Trajneri i Kuqezinjve publikoi emrat e 24 futbollistëve të grumbulluar për këto dy përballje, një listë që ka pësuar pak ndryshime. Kështu janë kthyer në grumbullimin e kombëtares Albi Doka dhe Qazim Laci me këtë të fundit që mungoi në sfidat e muajit tetor për shkak dëmtimesh. Nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja mbrojtësi i Atalantës, berat Gjimshiti për shkak të një dëmtimi që e pësoi ggjatë sfisës me Hungarinë në Budapest.