Janë liruar nga qelitë e paraburgimit, katër protestuesit e arrestuar dy ditë më parë për protestën e dhunshme para bashkisë së Tiranës ku hodhën molotov dhe dhunuan punonjësit e policisë. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme (22 prill), gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje” për të arrestuarit Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata.