Tre punonjësit e burgut të Shënkollit, të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, janë liruar nga qelia. Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.