SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në GJKKO dosjen “Partizani”. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton ekskluzivisht se në dosjen me 333 fashikuj e dorëzuar në gjykatë ditën e sotme janë pesë të akuzuar, mes tyre Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili sot festoi edhe 80-vjetorin e lindjes.