Shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover takoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke hedhur pas të shkuarën. Dikur Berisha e kishte shpallur “armike” shefen e ODIHR, por sot i hapi dyert e zyrës në prag të zgjedhjeve. Në një komunikim për mediat në përfundim të këtij takimi, Berisha tha se ishte një takim informues për zgjedhjet lokale të 14 majit.