Me nisjen e operacionit bregdeti ynë kryeministri rama lajmëroi hartimin e një ligji për vijën bregdetare së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike. Fadromat e IKMT mbështetur nga policia nisën të ndërhyjnë dhe sot shkatërruan edhe një pallat 5 katësh. Emrat e ndërtuesve të këtij pallati janë krejtësisht anonime për publikun. Më herët është ndërhyrë edhe në kioska, ndërtesa një katëshe, shtesa të vogla.