Me 64 vota pro të socialistëve dhe kundërshtimin e opozitës, në seancën e sotme plenare u vendos që projektligji për parandalimin e largimit të mjekëve, të kalojë në Kuvend me procedurë te përshpejtuar. Pas konsultimit brenda dy javëve në komisione parlamentare në atë te edukimit dhe të ligjeve, pritet që në seancen e 20 korrikut, të fundit për këtë legjislaturë, të miratohet drafti për studentët e mjekësisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri deri në 5 vite pas diplomimit.