Top Channel/ Ligji i kërkimit shkencor. Debate në Kuvend, rektorët: Po cenohet liria akademike
14/10/2024 20:04

“Projektligji për kërkimin shkencor I cili krijoi polemika e kundërshti kryesisht nga akademikët ka sjellë në një tryezë diskutimi në seancë dëgjimore në komisionin e medias palët e përfshira: përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave, të konferencës së kryetarëve dhe gjithashtu të ministrisë së arsimit”. Duart e shkëmbyera mes palëve të ftuara si grupe interesi, aktorë apo hartues të dokumentit, para mbledhjes që zgjati mbi tre orë nuk u puthitën njëjtë me mendimet e tyre. Artan hoxha në emër të gjithë universiteteve publike dhe private në vend shprehu shqetësimin për mbivendosjen e projektligjit për shkencën me ligjin për arsimin e lartë dhe kërkoi pezullimin e procedurave parlamentare, me arsyetimin e shkeljes së kushtetutës. Ndryshe mendon kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i cili e sheh draftin në frymën vijuese të ligjit të arsimit , teksa vlerëson se ka vend për përmirësime. E prerë shfaqet zv ministrja Ana Kapaj që mendon se projektligji është në përputhje me parimet e Bashkimit europian dhe nxit e zhvillon shkencën. Pasi u njohëm me projektin përfundimtar të qeverisë, konstatojmë se disa nga dispozitat e diskutuara në variantin e parë dhe të dytë nuk janë konsultuar dhe këto përkeqësojnë projektin në drejtim të lirisë së kërkimit dhe autonomisë universitare dhe kërkimit shkencor në tërësi. Thuhet që institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore janë ministria dhe akademia shkencore. Mirë bën thotë Gjinushi,por smund të jesh dhe aktorë dhe vlerësues. Jo, shkel kushtetutën. Nuk mund të vlerësojë qeveria kërkimin shkencor. ‘Ky ligj nuk I jep fuqi, nuk ngre as ul një institucion më shumë se tjetri… E rëndësishme është që kemi një vemdendje për shkencën me këtë ligj që po krijohet”. “Ligji absolutisht nuk prek autonominë universitare apo lirinë për kërkimin shkencor. Ky ligj synon të rris bashkëpunimin institucional me institucionet ekzistuese dhe ato të reja që mund të lindin”. Gjatë diskutimit u bë me dije se puna për hartimin e projektligjit ka zgjatur më shumë se dy vite dhe ky është versioni i tretë i hapur pwr konsultim publik deri mw 16 tetor. Mirëpo për universitetet, ky draft zhbën fuqinë e tyre për kërkimin shkencor dhe lejon ndërhyrjen e politikës…

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56