Të hënën nis sesioni i ri parlamentar ku pritet të shqyrtohen disa projektligje me rëndësi, që kanë ngjallur jo pak debate që në prezantimin e tyre. Pezull ka mbetur amnistia fiskale një draft i risjellë tashmë në Kuvend me ndryshime nga ai fillestar, që në fakt edhe pse nuk ka marrë ende miratimin e organizmave ndërkombëtarë, vetë qeveria është zotuar ta çojë këtë nismë përpara, duke mos përjashtuar kështu mundësinë e miratimit të saj në këtë sesion të ri. përjashtim nuk bëjnë as pasaportat e arta të cilat mbeten pezull për shkak të kundërshtive, qe ershen jo vetem nga opozita por edhe nga të huajt.