Vendimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e Agjencisë së Informimit kundërshtohet nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, si një mjet për të vendosur kontroll më të rreptë mediatik mbi Qeverinë. Aleksandër Çipa: Mendoj se ky është rikthim i projektit që centralizon informimin publik. Këto praktika krijojnë një problem shumë serioz, për atë qe konsiderohet raportimi midis propagandës dhe informacionit të përpunuar.