Integrimi në Bashkimin Europian do të thotë edhe formalizim për ekonominë shqiptare. Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publike dy ligje mjaft të rëndësishme. Njëri prej tyre mbron dhe përkufizon qartë konceptet e markës tregtare dhe pronësisë intelektuale, ndërsa një tjetër mbron patentat e regjistruara. Konceptet ishin të përfshira në një ligj ekzistues të vitit 2008, që nuk i përshtatej kohës dhe rregullave të tregtisë ndërkombëtare.