Qeveria e Venezuelës njoftoi se lideri i opozitës Edmundo Gonzalez ka ikur nga vendi dhe ka kërkuar azil në Spanjë. Gonzalez ishte rival i Nicolas Maduros në zgjedhjet presidenciale, por po fshihej pasi ishte lëshuar urdhër arrest për të pasi opozita kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në korrik. U organizuan disa protesta masive kur Komisioni Zgjedhor, që kontrollohet nga qeveria, e shpalli Nicolas Maduron fitues.