Top Channel/ Liderët globalë nderojnë mbretëreshën, kush nuk u ftua në ceremoninë funebre!
19/09/2022 19:12

Liderë nga e gjithë bota, mes tyre edhe Presidenti amerikan Joe Biden, morën pjesë në ceremonitë funebre në nderim të Mbretëreshës Elizabeth II. Krerë shtetesh e qeverish i kanë bërë nderimet e fundit monarkes, ndër ta presidenti francez Emmanuel Macron, ai gjerman Frank Walter Steinmeier, presidenti irlandez Michael Higgins. E pranishme edhe shefja e ekzekutivit britanik Liz Truss, së bashku me ish-kryeministrat Boris Johnson, Theresa May, David Cameron, Gordon Brown, Tony Blair dhe John Major. Të gjithe monarkët ishin ftuar në funeral, dhe shumica e tyre nuk e anashkaloi pjesëmarrjen ne varrim. Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II – tashmë monarkja e vetëm femër në botë, u ul në krah te kundërt me mbretin Karl pranë arkëmortit. Nuk munguan po kështu as mbretërit e bashkëshortet e tyre nga Holanda, Suedia, Spanja, Norvegjia e Belgjika, si dhe Duka i madh dhe Dukesha e Luksemburgut. Ceremonia solli edhe vizitën e parë ndërkombëtare të Perandorit dhe Perandoreshës së Japonisë që prej ngjitjes në front tre vjet më parë. Krahas pjesëmarrësve në ceremoninë brenda katedrales së Londrës, mijëra të tjerë kishin mbushur çdo hapësirë publike të kryeqytetit britanik, ndërsa këmbanat ranë 96 herë për çdo minutë që simbolizonin vitet e jetës së saj. Në të gjithë territorin e Mbretërisë së Bashkuar u mbajtën 2 minuta heshtje. Presidenti Biden pati mundësinë të vlerësojë kontributin e mbretëreshës, ndërsa nënshkruante në librin e ngushëllimeve. “Mendoj se çfarë na dha mbi të gjitha ishte nocioni i shërbimit. Të gjithë e kemi një detyrim të tillë. Kjo ishte çfarë ajo më përcillte mua. Dhe ishte një nder që e njoha”, tha Biden. Ftesa në ceremoninë gjigande mungoi sakaq për përfaqësuesit e Sirisë, Venezuelës e Afganistanit, për shkak se Mbretëria e Bashkuara nuk ka marrëdhënie të plotë diplomatike me këto vende. Por as liderët e Rusisë, Bjellorusise e Mianmarit nuk u ftuan, ndërkohë në rastin e Iranit, Nikaraguas dhe Koresë së Veriut u vendos që ftesa t`i dërgohej vetëm ambasadorëve dhe jo krerëve të shteteve atje. Pamjet: AFP

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52