Top Channel/ Libri i Kamala Harris! “Të vërtetat që mbartim” vjen me parathënie të Linda Ramës
12/11/2024 19:55

Të vërtetat që mbartim është libri autobiografik i zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, në rrugëtimin e saj në poste të rëndësishme në drejtësi dhe politikë. Një zyrtare e rreptë e zbatimit të ligjit dhe reformatore, autorja na rrëfen se të drejtat dhe liritë e fituara nga brezat, bartin amanetin për t'i ruajtur nga kërcënimet e kohës. I botuar në SHBA në vitin 2018, libri vjen tani për lexuesin shqiptar nga shtëpia botuese Mediaprint, me përkthimin e Monika Stafës dhe Alda Bardhylit. Do ta quaj një manual shumë të mirë idesh, një pamflet politik, i cili përshfaq të gjithë rrugëtimin e një personazhi të rëndësishëm të politikës së kohës. Të gjithë idetë që zonja Harris përshfaq janë ide vizionare, që pasurojnë mendimin shqip dhe janë ide që i vlejnë thelbit të një politike bashkohore, ku duhet të shkojë politika shqiptare. Të vërtetat që mbartim nis me një parathënie nga Linda Rama, sipas së cilës ky libër i shkruar me sytë e mendjes te liria të jep mundësinë të reflektosh… Është një libër shumë i fuqishëm. Është një figurë e jashtëzakonshme. Do kisha dëshirë ta lexonin sa më shumë. Besoj se kushdo që do ta lexojë do të dalë me më shumë dilema, se sa kërshëria që mund të të shoqërojë momentin kur ti e merr librin. E përkushtuar ndaj komuniteteve në vështirësi, me një zë të fortë për të drejtat e njerëzve, Harris kërkoi drejtimin për Shtëpinë e Bardhë, por tani që gara për presidentin përfundoi, libri na fut në hullinë e pyetjeve të tjera, shprehet zonja Rama. Pse një grua kaq e fuqishme që kishte shënuar vetëm suksese në karrierën e saj si prokurore dhe si politikane, nuk arriti dot të ishte presidentja e SHBA-së. Çfarë i mungoi profilit të saj për t'u bërë fituese?

Top Channel/ Mahnitëse në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë guri mijëra vjeçare
03/07 15:41
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51
Top Channel/ Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur
29/06 12:44
Top Channel/ Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra
29/06 12:44
Top Channel/ Gjirokastër, 85 mijë turistë në kala, gjatë verës shkojnë mbi 1 mijë në ditë
29/06 12:26
Top Channel/ Shuhet Mitropoliti i Gjirokastrës! Ndërroi jetë Imzot Dhimitri në moshën 84-vjeçare
29/06 12:23
Top Channel/ Fshati 8,500-vjeçar! Zbulimi i vendbanimit të Linit tregon rrugëtimin e njerëzimit
28/06 15:10
Top Channel/ “Turizëm përmes tingujve”! Orkestra Frymore e Ushtrisë sjell emocion në Gjirokastër
28/06 14:58
Ditët artistike të Javës Kulturore Izraelite – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
27/06 20:30
Top Channel/ “Ekrani i Artit” në Shkodër, edicioni i 8 ku u shfaqën 111 vepra artistike e ekspozita
25/06 09:28
Top Channel/ Festival teatri në Maliq e Pogradec, “Albamono” nis me shfaqjen e parë “Medea”
25/06 09:27
Top News – ‘Kandidati për kandidat’. Çejku, roman satirik për politikën dhe moralin
23/06 17:15
Top Channel/ Mjeshtri i thurjes në Korçë! Avni Kallo ka siguruar jetesën me këtë zanat
22/06 20:21
Top Channel/Në Shkodër të huajt “njihen” me diktaturën/ Turizmi në “Vendin e dëshmisë dhe Kujtesës”
22/06 15:14
Top Channel/ Dasma hasiane, veshjet popullore dhe muzika tradicionale u kthyen në spektakël
21/06 12:50
Top Channel/ “Kujtesa e mesdheut”! 700 vepra nga shekulli XIV-XIX në Bibliotekën Kombëtare
19/06 12:26
Top Channel/ “Çfarë pa shërbëtorja”! Komedia me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Kombëtar
19/06 12:24
Top Channel/ Klasat e qëndisjes, artizanët në Gjirokastër promovojnë kulturën e traditën te turistët
18/06 12:37
Top News – Jenny e ‘Ace of Base’, koncert në Tiranë. Zëri ikonik pushton sheshin ‘Skënderbej’
16/06 21:18
Top Channel/ Konkursi “Pjetër Gaci”/ Në Shkodër garuan të rinjtë e talentuar të muzikës klasike
16/06 15:33