Top Channel/ Libri i Aladin Stafës, thirrje për angazhim kritik nga brezi i ri për botën që e rrethon
19/09/2025 19:59

“Përballë një bote e realiteti sfidues”, është një përmbledhje esesh dhe analizash e autorit Aladin Stafa, që thirrje për angazhim kritik nga brezi i ri për botën që e rrethon I sapodiplomuar për Ekonomi Europiane në Vjenë, me këto shkrime, autori nis rrugëtimin e në letërsi. Në vitet e fundit, ndjeva një thirrje të brendshme për të dalë nga rutina e jetës së përditshme dhe ku më mirë mund të gjeja se sa te shkrima. Shqipërinë tonë e shoh me shumë mall nga jashtë, herë pas here më mungon ky ambienti këtu, me gjithçka që ndodh në vendin tonë, me të rinjtë këtu dhe mendova të shkruaja. Libri u prezantua në Qendrën e Librin dhe Leximit, ku studiuesit vlerësuan penën e Stafës, që lundron në tema komplekse të botës moderne. Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit – Ne promovojmë në këtë hapësira, libra që i përkasin gjinisë së letërsisë, tregimeve, poezisë dhe shumë pak kemi autorë që në një moshë shumë të shkruajnë libra që kanë të bëjnë me mendimin. Shoqëria ku jetojmë ka nevojë për ide dhe kur këto ide vijnë nga të rinjtë, marrin një vlerë të veçantë. Aladin Stafa analizon një ngjarjet e vitit të fundit, kur shoqëria njerëzore u ndesh me vështirësi ekonomike, trazira politike, luftra dhe viktima. Ishte shumë befasuese të lexoje ato shkrime. U befasova për iniciativën për të shkruar, analizuar e komentuar disa nga zhvillimet më të mprehta të kohës sonë. Është një libër shumë i veçantë, sepse bashkon edhe pjesën informative, edhe këndvështrimin e një gjenerate të re studiuesish, shkrimtarësh. Me humor të hollë, kurajë për të bërë pyetje zhbiruese, ai hyn në botën akademike pa drojë, si dikush që ka diçka për të thënë dhe që di si ta thotë. Sfidat dhe mundësitë në një kontekst modern global. Autori prek tema si censura, udhëheqja politike, migracioni, diaspora dhe futbolli. Mes çështjeve kritike, ndalet te emigracioni, ku analizon kompleksitetin e emigracionit në BE dhe integrimin e shqiptarëve ën vendet e BE, temë që nxiti interesin e të studentëve të pranishëm në prezantimin e librit.

Top Channel/ Kujtim për Vaçe Zelën! Lushnja e përkujton me koncert në 87-vjetorin e lindjes
08/04 15:29
Top Channel/ Zija Çela fiton “At Zef Pllumi”, vlerësohet romani “Koka mbi katror”
07/04 20:11
Top Channel/ “Ne të dy dhe dashuria” Bora Minga sjell vëllimin poetik që flet me gjuhën e zemrës
05/04 12:36
Top Channel/ Shkrimtari i njohur gjermano-austriak prezanton librin e ri në qytetin e Kadaresë
05/04 12:26
Top Channel/ Kadare në pikturë! Ekspozitë në shtëpinë studio, prezantohen portretet e shkrimtarit
03/04 15:34
Top Channel/ Dy kryevepra në TKOB, Cavalleria Rusticana dhe Gianni Schicchi do emocionojnë publikun
03/04 12:37
Top Channel/ Teatri Kombëtar me projekt rajonal, projekti SEEDS synon bashkëpunim rajonal
01/04 12:29
Top Channel/ Kadare e Agolli kujtohen në Kinë! Eventi nga Ambasada dhe Katedra e Gjuhës Shqipe
31/03 15:32
Top Channel/ Delvina, Ansambël Arkitektonik Urban! Fokus ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë
30/03 20:20
Top Channel/ Muzeu i Drishtit drejt degradimit, turistët vijnë por mungon mirëmbajtja
29/03 19:53
Top Channel/ Shtegu “Tinka Kurti” në Prezë! Artistja nderohet në Ditën e Teatrit
27/03 15:48
Top Channel/ Shqipëria dhe Polonia e viteve ’60! Ekspozita e fotografes polake te “Marubi”
27/03 15:32
Top Channel/ “Zogu themeloi shtetin modern”! Ribotohet studimi pas 3 dekadash, thirrja e historianit
26/03 20:18
Top Channel/ Librat e ndaluar! Ekspozohen veprat e papërshtatshme gjatë komunizmit
25/03 15:26
Top Channel/ Përkujtohet në 95-vjetorin e lindjes Ramiz Kovaçi, Zhani Ciko: Themelues i Teatrit dhe Operas
23/03 19:55
Top Channel/Kaini dhe Abeli ngjiten në skenë, ngjarja biblike, por edhe aktuale në fokus të shfaqjes
21/03 12:48
Top Channel/Arti hap Vilën 31! Instalacione dhe kujtesë historike, hapet vila e famshme e komunizmit
20/03 15:31
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29