Qeveria e Kosovës shpreson se do të ketë ndryshime pozitive të vendeve skeptike të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave. Sipas saj, në shtatë muaj qeverisje janë dëshmuar tashmë qëllimet e tyre të qarta për luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe reformën në sistemin e drejtësisë. Edhe pse nuk dhanë një datë konkrete, njohësit e integrimeve europiane si mundësi reale për liberalizimin e vizave e shohin gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, pavarësisht fakti që pikërisht atëherë presidencën e Këshillit të BE-së, e merr Franca, një ndër vendet skeptike.