100 viktima e me qindra të plagosur kanë shkaktuar sipas autoriteteve në Liban bombardimet e Izraelit në këtë vend vetëm gjatë ditës së sotme. Në mesin e të vrarëve e të plagosurve, sipas ministrisë së shëndetësisë, ka edhe gra e fëmijë. Ushtria izraelite pohoi të ketë goditur më shumë se 300 shënjestra në vend, në mesin e përpjekjeve për të shtuar presionin mbi Hezbollahun. Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, e bëri të qartë se sulmet ajrore do të vazhdojnë derisa të garantohet siguria për kthimin e të shpërngulurve nga pjesa izraelite e kufirit.