Lezha, sipas kryeministrit Edi Rama, është bashkia që po menaxhon më mirë situatën e mbetjeve, edhe pse buxheti nuk është i lartë. Në një takim të kryeministrit me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare, fjalën e mori kryetari i bashkisë Lezhë, për të treguar metodën që është ndjekur.