Përgatitjet për sezonin turistik në bregdetin e Lezhës kanë hyrë në fazën përfundimtare. Në Shëngjin, kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu zhvilloi një takim me operatorët turistikë, ku u diskutuan masat që do të merren për të garantuar një sezon sa më të organizuar dhe me standarde më të larta. Një nga prioritetet e këtij sezoni do të jetë menaxhimi i mbetjeve dhe mbajtja e territorit të pastër.