Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë operacionit “Sundimi i ligjit”. Në bulevardin “Skënderbeu” në Shkodër është lokalizuar automjeti me drejtues shtetasin H. M., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka dalë nga automjeti dhe është larguar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante më vete.