Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Ervis Spahiu, banues në Domje, u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 gjatë kontrolleve të zhvilluara pas mesnatës në kuadër të goditjes së rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.