Thumana priti qeverinë dhe sportistët këtë të shtunë ku u zhvillua konferenca në lidhje me sportin si motorr i zhvillimit të vendit. Investimi nuk po bëhet vetëm në ndërtesa, sipas kryeministrit Rama, por edhe në edukimin e të rinjve në qyteza. Prioriteti i këtij mandati qeverisës për Edi Ramën është vemendja e shtuar ndaj lëvizjes sportive në shkolla.