“Letra nga Lufta” shfaqja e regjisores Ledja Çeli përmbylli muajin e letërsisë në Gjirokastër. Eventi u vendos për herë të parë në galeritë e betonuara të Muzeut të Luftës së Ftohtë edhe për të përforcuar simbolikën e pjesës që u përcoll. Interpretuesit ishin tre të rinj gjimnazistë që ushtrohen me teatrin. Shfaqja solli pasazhe nga vepra të ndryshme letrare si kujtesë për përmasën e dramës dhimbjes, ndarjes por edhe të menduarit e reagimit njerëzor në kushtet e luftës.