Duke lënë të kuptohet mundësinë e rivendosjes së komunikimit pas përkeqesimit të ndjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në vazhdën e agresionit rus në Ukrainë, kancelari gjerman Olaf Scholz pohoi se ka në plan të flasë me presidentin rus Vladimir Putin "në momentin e duhur", sic nënvizoi ai. Telefonata ime e fundit me Putinin është zhvilluar shumë kohë më pare. Por unë kam ndërmend të komunikoj përsëri me të, kur të jetë koha e duhur.