Kryeministri Rama tha se Censi i 12-të i popullsisë shqiptare do të bëhet për 6 javë dhe në të dhënat do përfshihen edhe pasuritë e paluajtshme. Po sipas tij këto të dhëna INSTAT do t’i mbajë konfidenciale. Kryeministri shtoi se Censi do ndihmojë edhe për pjesëmarrjen në zgjedhje por edhe për regjistrimin e minoritarëve, duke shtuar se kur vjen fjala për minoritetet “nuk i jep dot leksione askush”.