Lejet e ndërtimit janë gjallëruar në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Instat, bashkitë kanë miratuar gjatë periudhës janar-mars në të gjithë vendin 251 leje ndërtimi, rreth 67 më shumë se kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ku rekordin e mban Tirana. Paralelisht, rritje ka shënuar edhe sipërfaqja e dhënë për këto leje duke arritur në rreth 600 000 m2.