Komisioni parlamentar i ligjeve me 11 vota pro, 2 kundër po aq abstenim miratoi propozimet e deputetit socialist Blendi Klosi për disa ndryshime ligjore të lidhura me shtyrjen e afatit për tatimin e zeruar mbi të ardhurat për hotelet e huaja me 4-5 yje në Shqipëri . Ky projektligji kërkon zgjatjen e efektit tatimor deri në vitin 2026, me qëllim zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Pas Erion Braces javën e shkuar në komisionin e ekonomisë për këto ndryshime, rezerva pati edhe një tjetër deputet socialist. Pandeli Majko.