“Shkaku i vdekjes së shtetasit Leart Kurti ka qenë helmimi akut me lëndë narkotike të llojit kokainë i komplikuar me shok toksik” . Kështu shkruajnë në akt-ekspertizën finale 5 mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, një përgjigje finale mbi ngjarjen e 19 tetorit , ku i riu humbi jetën jo shumë minuta nga ndjekja policore dhe shoqërimi në komisariat.