Në fshatin Zenelaj pranë Gjirokastrës në vendlindjen e njërit prej të vrarëve të 21 Janarit Ziver Veizit familjarë, miq dhe autoritete vendore u mblodhën në ceremoninë e përvitshme përkujtimore. Odise Kote prefekt i qarkut të Gjirokastrës tha se familjarët ende kërkojnë drejtësi për ngjarjen ndërsa drejtësia është një nevojë jetike për demokracinë shqiptare.