Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të fitojë sërish komunat në të cilat ka qeverisur. Gazmend Mahaxheri në Pejë dhe Imri Ahmeti në Lipjan, fituan në komunat ku qeverisin. Në balotazh, LDK-ja do të jetë në Prishtinë. Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama do të përballet me kandidatin e LVV-së, ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.