Top Channel/ Lazarati i kthehet traditës! Gratë e fshatit angazhohen me prodhimet tradicionale
07/09/2024 19:54

Në Lazarat endja e veshjeve prej leshi është një traditë shekullore. Banorët dikur blegtorë të njohur shfrytëzonin leshin e bagëtive për të endur në vegjë e më pas në tezgjah mbulesat e leshit, qylimat, sharkët e barinjve. Tradita u zbeh dhe dhjetëra objekte autentike të dy shekujve të fundit u shitën kryesisht në Greqi ose u bënë pjesë e koleksioneve private të kulturës materiale. Fshati pati një histori të njohur e të komplikuar, atë të kultivimit të marijuanës por që prej vitit 2014 pak shanse për të rigjetur veten. Tani banorët por rikthejnë traditat më të mira të zonës jo vetëm në emër të turizmit që po i qaset edhe Lazaratit por edhe në emër gjetjes së identitetit të zbehur. Manushaqja punon prej një jete me shtiza, grep, gjilpërë e tezghah. Ajo tregon se punimet e dorës vendosnin cilësinë e jetës së çdo familjeje. Gratë duhej të ishin mjaftueshëm të zonjat për ta përpunuar leshin që kur qethej nga delja e në vazhdim larja, shirja, tjerrja, ngjyrosja dhe endja. Është një proces shumëmi vjetër që duhej patjetër të bëhej sepse nuk ishte ky modernizim, nuk kishim as të visheshim, as të mbuloheshim. E merrnim leshin që nga delja, do ta lanim, do ta shtinim, do ta kalonim në ata krehrët e vegjël pastaj do ta tirrnim e do ta vinim këtu do ta ngjyenim e do bënim pastaj qilimin do bënim triko për fëmijët, për vete për burrat. Më parë vetëm këto përdornim pasi u modernizuam njëçik i hoqëm. Tani jemi rikthyer prapë tek traditcionalja, sidomos në dhomë me oxhak të dimrit shkojnë shumë, qilima të punuar në forë, rrugica prej leshi, në divanë hedhim lëfënjë ju themi ne, të bardhë ose me ngjyrë sipas dëshirës." Sot ky proces është kthyer në një eksperiencë turistike që shumë vizitorë të huaj dhe vendas dëshirojnë ta shohin dhe praktikojnë. Është një mënyrë për të folur për jetën e grave dhe të familjeve që merren me blegtori. Ngjyrosja e leshit është një proces shumë kreativ dhe gratë i kanë mbledhur ngjyrat nga natyra. Lorena vajza e Manushaqes që po e ndjek këtë traditë thotë se natyra ti ofron të gjitha ngjyrat dhe të lejon të eksperimentosh. Përfitimi i ngjyrës është moment shumë i bukur dhe emocional sepse ngjyrat do ti japin jetë motiveve në një qilim apo mbulesë. "Ne preferojmë që ngjyrat ti marrim nga natyra. Janë edhe pa kosto janë organike dhe të shëndetshme dhe nuk ju del boja. Të huajt kanë kuriozitet sepse është një gjë shumë e veçantë. Jo vetëm për turistët por edhe për të rinjtë kjo është një teknikë që nuk e njohin. Meqenëse mami im e ka si profesion e unë duke i qëndruar pranë kam mësuar shumë. Nëse më parë këto përdoreshin nga nevoja sot e kam vënë re që i shikojnë si vepra arti dhe vërtetë të tilla janë sepse nuk ka më vajza të reja qoftë edhe brezi im që të punojnë e të bëjnë këtë punë kolosale me kaq mund me kaq durim me kaq sakrificë, për të përfituar një qilim, një tapet." Puna në tezgjah është një prej disa aspekteve të jetës traditcionale që Lazarati po ndan me vizitorët. Gatimi, kopshtaria, piktura, gdhendja e drurit, jeta e staneve, aktivitetet e aventurës po marrin jetë në fshatin që kërkon ta mbështesë të ardhmen tek puna dhe trashëgimia shekullore. Sot Lazarati po kërkon të ndahet nga stigma shumëvjeçare e "republikës së vogël" të marijuanës ku për më shumë se një dekadë nuk hynte askush.

Top News – TikTok u rihap. Por beteja për mbylljen e tij në Kushtetuese vijon ende
06/02 09:54
Top News- “O qeveri teknike, ose përballje”, Berisha i vendosur: 10 Shkurti është dita jonë
05/02 22:32
Top News-Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën e SHBA: Trajnuan protestuesit, nxitën protestat në Serbi
05/02 21:31
Top News- Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, ngjarja tek Uji i Ftohtë, bllokohet rruga
05/02 21:13
Top Channel/ Digjet një makinë në zonën e Ujit të ftohtë, bllokohet rruga
05/02 20:52
Top News- ILD nis shqyrtimin për Irena Gjokën, pritet të marrë vendim për dënimin në Greqi
05/02 20:22
Top News – Formula për reformën Territoriale. Demo: Të krijojmë bashki që i rezistojnë kohës
05/02 20:20
Top Channel/ Ndotja me mbetjet/ Berisha: Ka një degradim të madh, këto glorifikojnë të keqen dhe…
05/02 20:12
Top Channel/ Kontrolli kundër kancerit, ministrja Sala: Zgjerohet fasha depistimit për kancerin e mitrës
05/02 19:57
Top Channel/ Vazhdon ikja e profesionistëve, raporti i BERZH: Një në katër të rinj studion jashtë
05/02 19:55
Top Channel/ ‘Ne sot jemi në mision’, Berisha: Protestat janë mirëpritur, sepse e dinë që Rama i…
05/02 19:52
Top Channel/ ‘E vetmja Opozitë që u krijuam mbas komunizmit dhe jemi në këmbë’ , Berisha: Do…
05/02 19:50
Top Channel/ ‘Kush vjedh qytetarët humb legjitimitetin’, Berisha: Nuk heqim dorë nga denoncimet…
05/02 19:49
Top Channel/ ‘Duhet ti vërsulemi atij’, Berisha: Jemi në fushë, kemi një armik që me qëndrimet…
05/02 19:48
Top Channel/ ‘Me Ramën nuk ka zgjedhje’, Berisha:Opozita fiton vetëm zgjedhjet e lira, farsat…
05/02 19:44
Top Channel/ ‘Ish kryetari i PD-së se mbrojti votën’, Berisha sulmon Bashën: Të faktojmë që…
05/02 19:40
Top Channel/ ‘Ti dalim për zot Shqipërisë’, Mucollari: Protesta e janarit ngriti kokat tona, në…
05/02 19:38
Top Channel/ Tensioni në gjyqin e Metës, përplasje me prokurorët, SPAK këmbëngul për korrupsion
05/02 19:36
Top News – Burg përjetë për Çapjat. Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet për vrasjen e babë e bir
05/02 17:22
Top News – Të gjithë e duan reformën. Por rekomandimet e ODIHR nuk janë në kod
05/02 17:10
DIGITALB DIGITALB