Spanja është e njohur për festivalet e saj befasuese, por Las Luminarias, një festë e “ushqyer”nga flakët, mund të konsiderohet si qershia mbi tortë. Çdo vit, në fshatin San Bartolome de Pinares, në provincën qendrore spanjolle të Avilas, vendasit nderojnë Shën Antonin, shenjti i njohur si mbrojtësi i kafshëve.