Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Izrael ka autorizuar personelin jo thelbësor që të largohet sa më parë nga vendi, në mesin e përshkallëzimit të tensioneve me Iranin, kur nuk përjashtohet edhe mundësia e një sulmi të SHBA-së ndaj Republikës Islamike. Njoftimin, ambasada e bëri në faqen e saj zyrtare, ku nënvizohej se Departamenti i Shtetit kishte autorizuar pjesëtarët e stafit në fjalë dhe anëtarët e familjeve të tyre që të largohen “për shkak të rreziqeve të sigurisë.”