Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka filluar procedurat për zëvendësimin e deputetëve serbë të dorëhequr. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tash i kanë mbetur edhe katër ditë për t’i propozuar dhjetë kandidatë tjerë të Listës Serbe, për t’i zëvendësuar deputetët e dorëhequr. Nëse Lista Serbe refuzon t’i zëvendësojë deputetët, atëherë me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ i propozon Presidentes dhjetë kandidatë të tjerë nga komuniteti serbë.