Familjarë, miq e kolegë përcollën në banesën e fundit pionerin e kinematografisë shqiptare, Piro Milkanin. Nën kolonën zanore të një prej filmave më të bukur të regjisorit, me shumë element autobiografikë, Trishtimi i Zonjës Shnajder, që përmban shumë iu dha lamtumira artistit që la gjurmë të thella për filmin shqiptar. Pas një betejë të gjatë me shëndetin, Piro Milkani u largua i plotësuar, sikurse rrëfen i biri, që tregon pengun e vetëm të të atit.