Mes dhimbjes dhe respektit të thellë, i është dhënë lamtumira e fundit artistit pogradecar Ilirjan Shkurti, i cili u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare. Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë u mblodhën për ta përcjellë në banesën e fundit, duke ndarë kujtime dhe vlerësime për jetën dhe kontributin e tij në art.