Kjo është një nga fanellat e fundit të Raphael Dwamenës, që veshi këtu në skuadrën e Egnatias. Ka mbetur vetëm fanella, pasi ai nuk jeton më. Megjithatë skuadra e Egnatias është rikthyer në fushë me kokën ulur, për të vazhduar stërvitjen e saj, programin e saj, kampionatin e saj. Pa lojtarin kryesorë i cili në këto 10 muaj në Shqipëri shënoi 20 gola. Por ashtu siç e përmend ai vetë, do të kujtohej vetëm 3 ditë dhe më pas jeta vazhdon për të gjithë.