Presidenti Bajram Begaj mori sot pjesë në homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Ai shoqërohej nga Zonja e Parë Amanda Begaj. Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. Kush ishte Dhimitër Anagnosti? Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.