Gjermania i dha lamtumirën energjisë bërthamore me mbylljen e tre centraleve të fundit atomike në vend. “Rreziqet e energjisë bërthamore në fund të fundit nuk janë të kontrollueshme dhe kjo është arsyeja pse braktisja graduale e energjisë bërthamore e bën vendin tonë më të sigurt dhe shmang mbetjet e reja bërthamore”, deklaroi ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke.