Komuniteti i besimtarëve të Kishës Ortodokse, familjarë e miq, i dhanë sot lamtumirën e fundit priftit Kristaq Viso i cili humbi jetën pasi u rrëzua nga çatia e Kishës së Shën Triadhës. Nga kisha e Çifligut ku u mbajt shërbesa mortore për Atë Vison, Kryepeshkopi Joan Pelushi, në fjalën e tij, theksoi devotshmërinë dhe gatishmërinë e pafundme të priftit Kristaq Viso.