Shqipëria mban sot më 2 nëntor zi kombëtare për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin. Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, nderuan liderin historik të së majtës. Të pranishëm ishin familjarët e tij, miqtë e të afërmit, por edhe qindra qytetarë të thjeshtë për të nderuar kujtimin një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.