Mes lotësh, miq, të afërm, ish kolegë e politikanë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Arben Tafajt i cili u nda para kohe nga jeta, në moshën 64 vjeçare. Kontributi i Arben Tafaj jo vetëm politik në drejtim, por mbi të gjitha në angazhimet e tij për ruajtjen e vlerave dhe traditave të qytetarisë tiranase shkaktoi dhimbje të madhe për këdo që mësoi largimin e tij të papritur nga jeta.