Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar një grup turistësh izraelitë që po rrezikonin të mbyteshin në Liqenin e Shkodrës.Kapiteni 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve, nuk hezitoi të hidhej në ujë për t'u ardhur në ndihmë turistëve.