Mateo Vasiu sot duhet të ishte në shkollë në klasën e tretë. Në bankën e tij në klasë ndodhet kjo tufë me lule dhe shokët e tij janë të shokuar nga ngjarja, ndërsa mësueset qajnë. Vogëlushi u vra dhe gropos në mënyrë barbare nga një 38 vjecar që banonte pranë tij. Vrasësi është arrestuar dhe ka pranuar krimin që ka bërë.