Fenomeni i lakrës me dy koka që është shfaqur në fshatrat e Elbasanit dhe të Divjakës nuk është rezultat i fidanit. Ekspertët thonë se ky degjenerim fiziologjik ka ndodhur si pasojë e kushteve klimaterike ku në tunelet e seravë janë shfaqur ekstremitetet e temperaturave.