Top Channel/ Lajcak pështjellim me pohimin: “Pretendimet për BE kundër hapjes së urës, corientuese”!
15/08/2024 11:10

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, befasi me deklaratën e tij të fundit se pretendimet që BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër, janë corientuese. Teksa pak ditë më parë, zëdhënësi i bllokut Peter Stano paralajmëroi shtimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës në rast se Prishtina zyrtare, sic tha ai, vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara në veriun e banuar me shumicë serbe, Lajcak insiston se Brukseli nuk ka ndryshuar pozicion mbi këtë temë, por thjesht sipas tij, marrja e një vendimi kundër vullnetit të njerëzve të prekur, nuk kontribuon në normalizim marrëdhëniesh. “Qeverisja e mirë e kupton ndjeshmërinë e minoriteteve”, ishte komenti i zyrtarit të lartë europian, i cili theksoi se çështja e zbatimit të marrëveshjes për urën do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel, por pa përmendur ndonjë datë. Ura - që ndan Mitrovicën Jugore me shumicë shqiptare me Mitrovicën Veriore me shumicë serbe - është e hapur aktualisht për këmbësorët, por jo për automjetet. Më herët, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se hapja e urës në këtë kohë rrezikon ushtarët amerikanë, ndaj kjo nuk duhet të ndodhë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR gjithashtu ka paralajmëruar se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë, dhe thote se cdo vendim për urën duhet të merret përmes dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga dialogu në Bruksel.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11